Izrael- Palestine fillojne negociatat

Negociatorët izraelitë dhe palestinezë zhvillojnë takimin e tyre të parë pas më shumë se një viti. I dërguari i Izraelit dhe ai i Palestinës, do të takohen në kryeqytetin jordanez të Amanit, ku të pranishëm do të jenë edhe negociatorë ndërkombëtarë. Megjithatë, autoritetet e të dyja palëve kanë ulur mundësitë për një rifillim të mundshëm të bisedimeve për paqen. Negociatat u bllokuan në vitin 2010 pasi Izraeli refuzoi të ngrinte ndërtimet koloniale në Bregun Perëndimor.
Prioritet i të dyja palëve do të jetë shmangia e fajësimit të njëra-tjetrës, nëse procesi nuk do të mund të rifillojë. Jordania po pret bisedimet si pjesë e tentativave për të rifilluar negociatat direkte për paqen mes palëve.