E Diel, 1 Nëntor 2026

“Djajtë”, te paret në finalen e RomësKristiano Ronaldo me dy gola e një asist u shndërrua në “djallin e kuq vrasës”, duke u profilizuar në protagonistin absolut të gjysmëfinales së dytë midis dy gjigantëve britanikë.

Mançester Junaitid preu i pari një biletë drejt Romës për në finalen e Ligës së Kampioneve (27 maj), duke regjistruar një fitore madhështore 3-1 në “Emirates” me “çunakët” e Arsenalit.

Kristiano Ronaldo me dy gola e një asist u shndërrua në “djallin e kuq vrasës”, duke u profilizuar në protagonistin absolut të gjysmëfinales së dytë midis dy gjigantëve britanikë.

Anderson i dha një pasim të shpejtë Ronaldos, portugezi lëshoi një top të gjatë në drejtim të Parkut, Gibs i Arsenalit rrëshqiti, e koreani nuk e pati të vështirë të shënonte në minutën e 7-të.

Pas vetëm tri minutave lojë, Mançesteri dyfishoi rezultatin, pasi Ronaldo mposhti për herë të dytë Almunian me një supergjuajtje nga goditja e lirë prej një distance prej gati 30 metrash.

Me rezultatin e përgjithshëm 3-0 për Junaitid, loja duket e mbaruar. “Dushi” i Mançesterit vazhdoi me golin e Ronaldos (61’), i cili nuk fali pas asistit të Uejni Runit.

Goli i Robin van Persit (76’) nga pika e bardhë ishte ngushëllimi i vetëm për trajnerin e Arsenalit, Arsen Venger. Mançesteri për të dytin vit rresht në finale, duke qene ne pritje te emrit te kundershtarit, qe do te dale nga çifti Celsi-Barcelona.

E Marte, 05 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›