E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i Berishës, Ballës: Shihemi në Gjykatë

Shkëlzen Berisha, djali i Kryeministrit Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme për akuzat e deputetit të Partisë Socialiste në lidhje me privatizimin e hidrocentraleve të Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat, Shkëlzen Berisha shprehet se Taulant Balla duke i shërbyer Edi Ramës nxjerr në media mashtrime, pasi është shpifje fakti që kam qenë pjesë e kompanisë që fitoi tenderin për HEC-et. Djali i Kryeministrit sqaron se nuk ka dhënë kurrë konsulencë apo asistencë juridike për kompani që marrin pjese në gara publike, duke theksuar që ndaj kësaj shpifjeje do të depozitohet padi në gjykatë.

“Përsëri sot Edi Rama i shërbyer nga Tualant Balla nxori në tregun e mediave mashtrimin e radhës për publikun, duke deklaruar se unë jam konsulenti i njërës prej kompanive që kanë marrë pjesë në tenderin e hidrocentraleve dhe pikërisht asaj që ka fituar tenderin. I bëj me dije opinionit se kjo është fund e krye një shpifje e ulët dhe se unë nuk kam dhënë kurrë dhe në asnjë rast konsulencë apo asistencë juridike për kompani që marrin pjesë në prokurime apo gara publike. Ndaj kësaj shpifje do të depozitohet padi në gjykatëthuhet në njoftim”, ka thënë në këtë njoftin djali i kryeministrit.

Më tej, Shkëlzen Berisha i ka kërkuar Edi Ramës që të bindë deputetin balla të mos frikësohet por të përballet me procesin gjyqësor “Kërkoj gjithashtu z. Rama që autoritetin me të cilin detyron përditë z. Balla të shpifë, ta përdorë për ta bindur atë të mos i shmanget si frikacak procesit gjyqësor që ka nisur ndaj tij për shpifje në Gjykatën e Tiranës”, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›