E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri ngushëllon familjen Preniqi

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Preniqi, me rastin e vdekjes së hershme të babait, bashkëshortit dhe anëtarit të familjes, Isuf Preniqi, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Diasporës i Republikës së Kosovës.

Isuf Preniqi do të mbetet në kujtesën tonë si një punëtor shembullor, i cili gjatë shërbimit të tij në Ministrinë e Diasporës, ka dhënë një kontribut të çmuar në konsolidimin dhe forcimin e administratës së kësaj ministrie, thuhet ne telegramin e ngushëllimit..

Edhe një herë, në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u përcjell ngushëllimet e mia të sinqerta./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›