Krenar për emra shqiptarë

Aleanca Kuq e Zi ka inauguruar paraditen e ditës së Shtunë, pranë maternitetit “Kico Glozheni” inisiativën e saj më të fundit në mbrojtje të identitetit kombëtar.
“Krenar për emra shqiptar” është këndi në hyrje të maternitetit “Kico Glozheni” me të cilin Alenaca Kuq e Zi synon ruajtjen e identetit kombëtarë i cili kohët e fundit tek emrat e fëmijëve është cënuar nga importimi i emrave të huaj. Kryetari i Aleancës Kuq e Zi Z.Kreshnik Spahiu pasi ka falënderuar Drejtoreshën e Maternitetit “Kico Glozheni” Znj.Rubena Mosiu për mundësimin e kësaj nisme e cila është risi në institucionet publike shqiptare.
AK ka përuruar këndin e emrave shqiptar në maternitetin “Kico Glozheni”.
“Fëmijët shqiptarë duhet të mbajnë emra shqiptarë, ata duhet të kenë kuptim pasi emri është elementi i identiteti personal por edhe atij kombëtar”, ka thënë kreu i kësja aleance Kreshnik Spahiu.
Sipas tij, duhet të marrë fund huazimi i emrave të huaj të importuar nga telenovelat turke apo greke, identiteti kombëtarë është elementi i cili bart me vetë pushen historike të cilido prej nesh. “Duhet të ndërgjegjësohemi për ti trashëguar fëmijëve dhe brezave të ardhshëm emra për të cilët duhet të krenohen dhe tregojnë me po aq krenari identitetin kombëtarë”, ka thënë ai./Indeksonline/