E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Djali i Flamur Topit, Dr. Iliri: Pasioni për artin dhe letërsinë, trashëgimi nga babai

Mjeku i njohur Ilir Topi ka ndarë me moderatoren Beniada Nishani historinë e tij personale dhe profesionale në emisionin “Miqtë e Pasdites” në RTSH 1.

I pyetur për ndjesinë e krahasimit me babain e tij, Flamur Topin, ai shpjegoi se prindërit i kanë transmetuar pasionet dhe vlerat e tyre.

“Prindërit të transmetojnë edhe pasionet. Përveçse u bëra mjek, pasioni i vërtetë ka qenë arti, letërsia. Flamur Topi është pionieri i letërsisë fantastiko-shkencore në Shqipëri dhe jam rritur me këto pasione të tjera të babait”, u shpreh Dr. Topi.

Ai theksoi se përveç mjekësisë, një pasion i vërtetë për të ka qenë arti dhe letërsia, veçanërisht novelat grafike.

Mjeku përmendi se disa nga tregimet e babait të tij i ka shndërruar në novela grafike dhe ka për qëllim ta çojë përpara këtë trashëgimi të çmuar familjare.

“Ndikoi familja, prindërit mjekë dhe vëllai mjek. Kam pasion novelat grafike. Disa nga tregimet e babait i kthej në novela grafike. Bazohem në disa vepra. Duhet ta çoj përpara këtë trashëgimi”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›