Tubimi para SPAK, Hoxha: I paparalajmëruar, ishin mbështetës e jo protestues

TIRANË, 13 shkurt /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha u pyet sot nga gazetarët pak para nisjes së seancës plenare, lidhur me mungesën e masave policore gjatë grumbullimit të mbështetësve të kryebashkiakut Veliaj para godinës së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) gjatë pritjes së masës së dënimit për të.
Partitë opozitare e akuzuan Hoxhën për masa disproporcionale në tubimet e opozitës ndërsa për protestën para SPAK nuk pati trupa policore.
Ministri Hoxha tha se protesta ishte e paparalajmëruar.
“Janë dy raste të ndryshme, çështje të ndryshme. U bë një grumbullim i paparalajmëruar, në rastet e tjera ka pasur lajmërim te Policia e Shtetit. Ishin simpatizantë dhe protestues. Kur shkon Berisha njofton, ndaj ka edhe polici”, u shpreh ministri Hoxha.
Kujtojmë që ditën e djeshme, u mbajt në SPAK seanca maratonë prej shtatë orësh për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa mbështetës të shumtë qëndruan jashtë godinës në pritje të vendimit për kryebashkiakun. /j.p/