Djali i Gadafit Libia operacion te gjere ushtarak

Libia po përgatit një operacion ushtarak në shkallë të gjerë për të shtypur kryengritjen dhe nuk do të dorëzohet edhe nëse fuqitë perëndimore vendosin të ndërhyjnë. Kështu ka deklaruar me një gjuhë më të ashpër se zakonisht, djali premtues i kolonel Muamar Gadafit, Saif al-Islam Gaddafi i cili është shkolluar në Londër dhe mbahej si fytyra e regjimit të Tripolit, më pranë Perëndimit. Gjatë një interviste për agjencinë Reuters, ai ka shtuar se Libia nuk është e frikësuar nga flota amerikane, apo nga Franca dhe europianët e tjerë të NATOS.
Saif al-Islam i përshkroi kryengritësit që luftojnë regjimin 41 vjecar të të atit, si terroristë dhe gangsterë e sipas tij janë me mijëra libianët që kanë dalë vullnetarë për t’i mposhtur. Saif al-Islam ka dhënë intervistën në Tripoli në një hapësirë të dizenjuar si një tendë luksoze, ndërsa besnikë të regjimit dëgjoheshin në sfond.
Ndërsa sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton ka nënvizuar nevojën për një konsensus ndërkombëtar në lidhje me hapat që duhet të ndërmerren për Libinë. Ajo tha se një lëvizje e njënashme e amerikanëve, mund të ketë pasoja të paparashikueshme. Klinton ka shprehur dyshime serioze në lidhje me propozimet për të vendosur një zonë ndalim fluturimi mbi Libi, duke thënë se precedentët në këtë drejtim kanë pasur shumë pak ndikim në rrëzimin e regjimeve dhe të tilla ka përmendur Irakun dhe Serbinë. Klinton i ka bërë komentet në komitetin e aprovimeve në dhomën e Përfaqësuesve dhe ka përfunduar se është thelbësore një marrëveshje ndërkombëtare për masat ndaj Gadafit.
Juli Prifti