Klinton viziton Egjiptin dhe Tunizinë
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, do të udhëtojë drejt Egjiptit dhe Tunizisë javën e ardhshme, duke u bërë zyrtarja më e lartë e Shteteve të Bashkuara që viziton rajonin pas kryengritjeve popullore.
Zonja Klinton tha se do të përcjellë mbështetjen e fortë të administratës Obama dhe të popullit amerikan për të dyja vendet.
Klinton tha se do të takojë edhe figurat opozitare në Libi gjatë udhëtimit të saj.