Opozita akuzon Thacin LDK Bisedimet po cenojne Kosoven

Partitë opozitare kanë fajësuar Partinë Demokratike të Kosovës për mos arritjen e konsensusit për tekstin e rezolutës për bisedimet me Serbinë. Lidhja Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u shprehen të shqetësuar me mënyrën sesi kanë nisur bisedimet me Serbinë dhe qasjen që kishte hartimi i rezolutës, për të cilën, sipas opozitës, nuk u përfill asnjë nga kërkesat e saj.
“Negociatat me Serbinë kanë përfunduar për statusin. 2. Nuk mund të zhvillohen biseda që dalin jashtë Kushtetutës së Kosovës, 3. Nuk mund të zhvillohen biseda për tërësinë territoriale të Kosovës,nuk mund të zhvillohen bisedime për rregullimin e brendshëm të Kosovës”, tha Ismet Beqiri, Shef i GP i LDK-së.
"Është e dhembshme sesi tërë fati i Kosovës i cili po cenohet drejtpërdrejt nga këto negociata që filli qeveria pa kurrfarë miratimi nga Kuvendi, sot për to u vendosë me një shumicë të thjeshtë të votave brenda Kuvendit. Kjo votë për që ju bë sot rezolutës së PDK-së është një votë e cila përfundimisht ia dobëson rolin Kuvendit karshi këtyre negociatave”, u shpreh Visar Ymeri, Shef i GP i VV-së.
“Në emër të GP të AAK kam kërkuar që në këtë rezolutë në mënyrë të qartë të thuhet se Kosova nuk do të pranojë që bëjë kurrfarë bisedimesh për çfarëdo aspekti të rregullimit të brendshëm të Kosovës, as për ndryshimin e ligjeve që kanë të bëjnë me rregullimin e shtetit të Kosovës siç janë aspektet e policisë, doganave, gjykatave, numrin e komunave etj”, u shpreh Ardian Gjini, Shef i GP të AAK-së. LDK përmes rezolutës së opozitës kërkoi nga Qeveria që brenda 15 ditësh ta paraqesë para Kuvendin platformën e bisedimeve me Serbinë.
Bul Salihu