E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Gaddafit, përgënjeshtron lajmin për negociata

Një nga djemtë e Geddafit, Saadi Geddafi ka përgënjeshtruar lajmin se familja Geddafi po negocion me Këshillin Tranzitor Demokratik, që njihet ndërkombëtarisht si qeveria legjitime e Libisë. Deklaratën, i biri i Geddafit e dha për CCN, me anë të një imeili.
 

"Meqë ata nuk dëshirojnë të negociojmë, ne nuk mendojmë që të shkojmë te ata që të dorëzohemi. Ata kanë vrarë dhe kanë shkatërruar vendin,"- është shprehur në deklaratën për CNN-in Saadi Geddafi.

Lajmi për një negociatë të mundshme mes dy palëve në konflikt në Libi është dhënë nga një komandant i rebelëve në një intervistë për Al Xhaziran.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›