E Shtunë, 31 Tetor 2026

10 vjet pas 11 shtatorit, SHBA jo plotësisht e sigurtë

Një raport i ri vë në dukje se 10 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk janë aq të sigurta sa duhet të jenë.

Raporti i botuar të mërkurën nga ish kryetarët e komisionit të ngarkuar me hetimin e sulmeve, thotë se megjithëse është bërë përparim i madh gjatë dekadës së fundit, ende ka shumë boshllëqe në sistemin e sigurisë.

Një prej bashkëkryetarëve, ish guvernatori i Nju Xhersit, Tom Kean, thotë se në disa raste boshllëqet janë “shumë të mëdha”.

Raporti thekson se aeroportet e vendit janë veçanërisht më të rrezikuarat dhe bën thirrje për përmirësimin e teknikave për zbulimin e pajisjeve shpërthyese. Raporti po ashtu thekson se vendi duhet të bëjë më shumë për të përmirësuar komunikimin mes agjencive të ndryshme federale.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›