E Diel, 1 Nëntor 2026

Bagdad, vriten 3 persona dhe plagosen 20 të tjerë

Një makinë e parkuar, shpërtheu në një postë policie në Bagdad, duke vrare tre persona dhe plagosur 20 të tjere. Lajmi u raportua nga “Reuters”, duke cituar një burim në shërbim të sigurisë lokale.

Sipas agjensisë, shperthimi ka ndodhur ne pjesen jugperëndimore te kryeqytetit irakian, ne një lagje tregtare. Nuk raportohen detaje te tjera nga shpërthimi. Kjo verë ka treguar një rritje të shpejtë të militantëve ne Irak dhe të aktivitetit ekstremist.

Gjatë kesaj periudhe, mbi 270 persona kanë vdekur si pasojë e sulmeve terroriste dhe konflikteve të armatosura në vend.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›