E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, ndjehen ende pasojat e uraganit "Irene"

Punonjësit e emergjencës në pjesën veri-lindore të Shteteve të Bashkuara kanë filluar furnizmin nga ajri me ushqime dhe ujë për mijëra banorë të bllokuar nga përmbytjet e shkaktuara nga uragani Irene.

Autoritetet thonë se të paktën mbi 10 komunitete në shtetin e Vermontit nuk mund të lëvizësh me makinë për shkak të rrugëve dhe urave të dëmtuara nga përmbytjet më të rënda në këtë shtet. Vermonti u prek më rëndë nga përmbytjet për shkak të rreshjeve të mëparshme.

Më në fund, në shtetin e New Jersey, punonjësit e emergjencës shpëtuan më shumë se 500 persona nga shtëpitë e tyre të përmbytura, disa me barka dhe disa me kamionë.

Kompanitë energjetike thanë se rreth 3 milion banorë të zonës verilindore bregdetare të Shteteve të Bashkuara janë pa energji elektrike, 3 ditë pas përfshirjes nga uragani Irene të zonës me popullsi më të dendur të Amerikës.

Irene shkaktoi vdekjen e të paktën 43 personave në kontinetin amerikan dhe 5 të tjerëve në Karaibe.

Ndërkohë, Qendra Kombëtare e Uraganëve thotë se stuhia tropikale Katia në Atlantik pritet të përforcohet sot, duke u shdëruar në uragan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›