E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusia do të vazhdojë të jetë ajo që ka thënë Regani?

Nuk ka fatkeqësi të madhe shqiptare gjate me shume se njëqind vjetëve të fundit që të mos këtë mbrapa Beogradin dhe Moskën, Moskën dhe Beogradin. Edhe për sa kohe do të vazhdoje kjo fatkeqësi!? Shihni çfarë thote Stalini i ri rus Vladimir Putin: ne sulmuam, dogjëm, shkatërruam, vramë e poqëm njerëz të pafajshëm, rrënuam një shtet sovran si Gjeorgjinë për shkak të njohjes së shtetit të Kosovës nga Perëndimi…

As Stalini e Hitleri nuk kanë përdorur sebepe më të arnuara keq, për të justifikuar politiken e tyre të “tokës së djegur” dhe të gjenocidit. Paranoja antiperendimore e Putinit shkon deri aty sa të kërcënoje Uashingtonin dhe Brukselin me naftën dhe gazin. Duket sikur pa ate nafte e gaz rus, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian do të falimentonin, do të jepnin shpirt. A thua se Putini dhe Rusia nuk janë duke ua shitur sa frëngu pulën, naftën dhe gazin, arin e diamantet Perëndimit, por janë duke ua dhuruar. Pa dollarin dhe euron e shumte që merr nga shitja e tyre, Rusia do të falimentonte brenda javes. Pa investimet e shumta, pa dollarin e euron e Perëndimit, popullit rus nuk do t’i mbetej veçse të hante qeverinë e tij dhe vete Putinin brenda pak ditesh.

Urojme që kjo periudhe të jete sa me e shkurter edhe për të miren e popullit të qytetëruar rus! Sidoqoftë një nga baballarët e demokracisë amerikane, Abraham Linkoln ka deklaruar: “Çdo popull ka qeverinë që meriton”.

Pa iu bashkuar trenit botëror të demokracisë, Rusia do të vazhdoje të jete "Perandoria e së Keqes" sipas fjalëve lapidare të Presidentit Ronald Regan... Dritë i pastë shpirti!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›