Negociatat e tregtise se lire

Shqipëria po niset në dizavantazh në negociatat e tregtisë së lirë me Bashkimin Europian dhe vendet e rajonit, pasi autoritetet ende nuk kanë vendosur propozimet finale, ne koordinim me interesat e biznesit, që do dërgojnë në Bruksel për kuotat e eksportit.
"Do të jetë e vështirë për kohën që ka mbetur, për të patur disa propozime konkrete për mbrojtjen e sipërmarrjes shqiptare", tha Bardhi Sejdarasi, nga 'Business Albania".
Para disa muajsh Kroacia ka bërë një propozim, që rrezikon të nxjerrë jashtë loje pjesën dërrmuese të eksporteve shqiptare. Zëvëndësministri i Ekonomisë, Enno Bozdo thekson se ky është vetëm një propozim.
Ministria e Ekonomisë thotë se edhe ajo do të dërgojë propozimet në emër të Shqipërisë, për t'ju përgjigjur kroatëve. Por gjithë procesi duket në kaos, pasi vetë biznesi është pak i përfshirë në negociata për të mbrojtur interesat e veta.
"Kemi dërguar informacion të shkruar, por deri më sot nuk kemi ende një reagim zyrtar. Do të vijë cështja në negocime dhe do të jetë shumë mirë që industria vendase të jetë prezente", tha Bozdo.
Në maj Kroacia coi zyrtarisht një propozim në sekretaratine që mbikëqyr marrëveshjet e tregtisë së lirë me Bashkimin Europian dhe rajonin, ku kërkoi që vlera e shtuar e eksporteve shqiptare në vend të ishte 70 për qind, që të mund t'u njihej certifikata e origjinës. Ky propozim godet të gjitha eksportet shqiptare, pjesa dërrmuese e të cilave vjen nga industritë e përpunimit aktiv që bazohen në lëndën e parë duke mos u dhënë mundësinë të marrin certifikatën e origjinës dhe për rrjedhojë të taksohen kur hyjnë në BE.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga ekonomia Borxhet kërcenojnë ekonominë
Ish-Ministri socialist i Financave, Anastas Angjeli, thotë se paralajmërimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar për borxhin janë një këmbanë alarmi për Shqipërinë, e cila përveç rritjes së detyrimeve të qeverisë duhet të përballet tashmë edhe me shlyerjen e borxheve të marra gjatë tranzicionit. Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen
Kryeministi Sali Berisha pretendon se vendosja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar tek ilacet ka ulur dukshëm cmimet e tyre në treg.
Itali-Spanjë, tjetër ulje e normës së kreditimit
Kompania e vlerësimit të kreditimit, “Fitch” zbret në renditje, Italinë dhe Spanjën, duke ndjekur agjensinë Moody’s dhe Standart and Poor’s. Nga AA-vleresimi për Italinë behet A+, duke vënë në pikëpyetje forcën e institucioneve financiare të vendit. FMN paralajmëron qeverinë
Fondi Monetar Ndërkombëtar parlajmëron qeverinë shqiptare të ndryshojë politikat financiare për të mos rrezikuar stabilitetin e vendit dhe zhvillimin ekonomik.
Kriza, ndërhyn sërish Banka e Anglisë
Banka e Anglisë informoi sot se do të ndërhyjë sërisht në ekonomi, duke injektuar 75 miliardë paund, për blerjen e aseteve të këqija dhe borxheve që rrezikojnë falimentime në masë.
Lajmet kryesore
Rama: Berisha nuk e do integrimin
"Të mandatohet Komisioni për tryezën e reformave"
Reforma zgjedhore, LSI kërkesë për krijimin e Komisionit
Tiranë, djali vret babanë
Djali i Remzi Hoxhës: Presim drejtësi më 14 tetor