E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Berisha nuk e do integrimin


Duke e vene theksin tek ato qe i quajti reforma shtetformuese, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama i bëri thirrje sërish kryeministrit të deklarojë vullnetin e tij për propozimet e opozitës.

"I ribëj apel Saliut të mos vazhdojë të shikojë gishtin kur gishti tregon Hënën.Të mandatojmë nga Kuvendi Komisionin e Ligjeve, për të hapur tryezën e përbashkët të reformave të shtetndërtimit të një vendi kandidat.Dhe të biem në një mendje që, deri në maj, të kemi miratuar reformat bazë.Për të mos e humbur edhe vitin tjetër statusin që këtë javë mesa duket do ta humbim përsëri.Për të dytën e here, si ngelësa të përsëritur në vjeshtë. Si askush tjetër", Të mandatojmë nga Kuvendi Komisionin e Ligjeve, për të hapur tryezën e përbashkët të reformave të shtetndërtimit të një vendi kandidat.Dhe të biem në një mendje që, deri në maj, të kemi miratuar reformat bazë.

Edi Rama
Kryetar i Partise Socialiste tha Rama.

Persa i perket ligjeve qe kerkojne 3/5 kryetari i Partise Socialiste dha edhe njehere qendrimin e opozites, duke theksuar se edhe Gjykata Administrative kerkon nje konsultim serioz, duke u bere pjese e nje reforme terësore te sistemit te drejtesise.

"Saliu duhet ta thotë publikisht, do apo nuk do që deri në maj të kemi mbyllur një proces që zvarritet pa asnjë justifikim të mëtejshëm? Do apo nuk do mirëkuptimin tonë për ta bërë këtë punë me një proces politik europian në shërbim të interesit kombëtar?, tha Rama

Lideri i opozites ka shprehur gadishmerine per nisjen e reformes zgjedhore dhe perfundimin e saj brenda marsit, gjithmone nese sic tha ai, kryeministri Berisha do t'i qendroje premtimeve te tij. E ne kete rast zoti Rama i kerkoi shefit te qeverise te shprehet publikisht per dy pika.

"E para, a është dakord që komisioni t’i adresohet ODHIR-it dhe/ose Venecias për propozimet e opozitës që atij nuk i duken të arsyeshme? E dyta, a është dakord që të angazhohet, publikisht, para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, që reforma të mbyllet në mars? Unë them Saliu s’do, as njërën as tjetrën. Po ne s’duam ta paragjykojmë, prandaj i rikërkojmë të shprehet", tha Rama.

Ne fjalen e tij zoti Rama u ndal edhe tek propozimet ligjore te PS per heqjen e TVSH-se per buken, qumeshtin, vezet dhe ilacet dhe pergjysmimin e saj per artikujt e tjere ushqimore. Nderkohe qe ulja e TVSH-se se energjise ishte pika tjeter qe socialistet do te kerkojne.

"Ne duam ta zmbrapsim këtë masë fiskale të dëmshme e rraskapitëse për ekonominë e familjeve shqiptare.E duhet të ballafaqohemi fort për këtë edhe në sallën e Kuvendit.Shqiptarët duhet ta kenë të qartë:Me Saliun ka vetëm rritje çmimesh.Me ne fuqia blerëse do rritet", tha kreu i PS-se.

Integrimi
Berisha sulmon Ramën në Korcë

Arvizu: Sërish në udhëkryq
PS: Të rishikohen draftet, ndryshe nuk votojmë

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Negociatat e tregtisë së lirë
Kroacia propozon “bllokadë”, Shqipëria kaotike
Reforma zgjedhore, LSI kërkesë për krijimin e Komisionit
Tiranë, djali vret babanë
Djali i Remzi Hoxhës: Presim drejtësi më 14 tetor

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›