E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djali i Toto Rinës, plan për të vrarë ministrin e drejtësisë

Italia tronditet nga një deklarata e bujshme e Luixhi Ricës. Sipas bashkëpunëtorit të drejtësisë, djali i Toto Rinës, bosit të mafias siçiliane, Xhuzepe Salvatore (Rina), kishte planifikuar vrasjen e ish-ministrit të Drejtësisë, Anxhelino Alfano.

Salvatore u lirua nga burgu të dielën dhe vetëm 24 orë më pas mediat zbuluan se gjatë kohës që Rica ndodhej në burgun e Padovës, mori një mesazh për një urdhër të dhënë nga Rina Junior për të vrarë Alfanon.

Për këtë tashmë kanë nisur hetimet nga prokuroria, e cila po kërkon të zbardhë ngjarjen e vitit 2009.

“Kur isha në burgun e Padovës, Umberto Beloço dhe Xhuzepe Rina, më jepnin mesazhe që t’ua dërgoja të burgosurve të tjerë. Në një prej këtyre mesazheve flitej për planifikimin e vrasjes së ministrit Alfano, i cili kishte kishte shtuar nenin 41 në ligjin për të burgosurit, pas së cilit u rritën ndjeshëm masat e sigurisë për të dënuarit e mafies”, zbuloi Luixhi Rica.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›