E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barletta, rrëzohet pallati i vjetër, 5 të vdekur

Pesë të vdekur është bilanci tragjik i rrëzimit të një pallati të vjetër trekatësh në qendrën historike të provincës së Barlettas. Mes viktimave, të gjitha femra, është një vajzë 14-vjeçare dhe katër punëtore, ndërsa janë lënduar edhe pesë persona të tjerë.

Lufta për t`i mbijetuar kurthit tragjik nën rrënojat e pallatit të vjetër rezultoi e humbur për adoleshenten 14-vjeçare Maria Cinquepalmi; Matilde Doronzo, 32 vjeç; Giovanna Sardaro, 30 vjeç; Antonella Zaza, 36 vjeç; Tina Ceci, 37 vjeç.
Mediat lokale bëjnë me dije se rrëzimi i pallatit kishte dhënë shenjat e tij, madje dikush prej banorëve kishte lajmëruar autoritetet e komunës për këtë fakt.
Bilanci i viktimave mund të ishte edhe më i madh thonë mediat, në rast se në pallatin e vjetër do të ishin të gjithë banorët.
Tragjedia e ndodhur në qendrën historike të Barlettas që u mori jetën pesë personave është ende e paqartë.
Sipas dëshmive mësohet se pronarët e dy pallateve dykatësh aty pranë kishin kërkuar ndërhyrjen e teknikëve të Zyrës së Komunës për të parë nga afër gjendjen e ndërtesës.
Prokurori Carlo Maria Capristo ka çelur një hetim për ngjarjen tragjike në Barletta, ndërsa policia ndaloi pronarin e ndërtesës, për të mësuar më shumë rreth çështjes

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›