E Diel, 1 Nëntor 2026

Djali i dytë iPresidentit Rugovanë gjurmët e të atit

PRISHTINE- Ukë Rugova, djali i Presidentit historik Ibrahim Rugova, në një intervistë ekskluzive për “Express” bën të ditur vendimin e tij për tu futur në politikë. Pas një varg largimesh që i kanë ndodhur kohëve të fundit, Lidhjes Demokratike të Kosovës, tashmë një figurë e njohur kosovare do të jetë pjesë e saj. Gazeta “Express” shkruan se Ukë Rugova ka bërë të qartë se është i lidhur me Partinë Lidhja Demokratike e Kosovës, parti të ngritur nga babai i tij, në rrethana krejt të ndryshme prej këtyre të sotmeve.

“Si familje nuk kemi asgjë kundër që të gjitha ato subjekte që dëshirojnë të përfitojnë nga filozofia rugoviane, ta bëjnë këtë. Edhe ne jemi të bindur se kontributi i Presidentit Rugova ka qenë përtej partive politike”, ka thënë Ukë Rugova djali i dytë i Presidentit Rugova, i cili tashmë në muajin shtator do të trokasë në dyert e nëndegës së LDK-së në Velani, për t’u bërë pjesë e garave të brendshme partiake. “Unë i takoj Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thotë ai.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›