E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë-Lezhëgrabiten 2 kazinonë qender të qytetit

KORCE- LEZHE- Dy kazino janë grabitur gjatë natës, njëra në qytetin e Korcës dhe tjetra në Lezhë. Në qytetin verior policia ka arritur të arrestojë autorin, ndërsa për qytetin e Korcës kjo ështe hera e pestë brenda një viti që degë të kazinosë „Admiral“ grabiten.
Sipas policisë autorët kanë përfituar nga mos prania e një rojeje për të hyrë në ambientet e kazinosë Admiral në qendër të Korcës. Grabitja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, dhe autorët kanë arritur të marrin shumë prej 180 mijë lekësh të reja. Policia po punon për arrestimin e autorëve.
Ndërsa në Lezhe gjate natës janë grabitur 400 mijë lekë të reja nga një kazino mu në qendër të qytetit. Sapo është njoftuar policia ka nisur veprimet hetimore për të bërë më pas dhe identifikimin dhe arrestimin e Anton Gjetja, si autor të ngjarjes. Mësohet se në momentin kur i riu ka hyrë i armatosur në kazino ka shkaktuar terror dhe panik tek personat që gjendeshin në lokal.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›