Djali i themeluesit të Hamasit, spiun i Izraelit
Djali i njërit prej themeluesve të Hamasit ka shërbyer si agjent sekret i Izraelit për më shumë se dhjetë vjet.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta izraelite "Haarec", e cila thekson se Mosab Hasan Jusuf ishte njëri nga informatorët më të vlefshëm të shërbimit të sigurisë Shin Bet.
Babai i tij, Sheik Hasan Jusuf është njëri nga udhëheqësit më të mëdhenj të Hamasit në Bregun Perëndimor. Aktualisht ai po vuan dënimin me gjashtë vjet heqje lirie në një burg të Izraelit.
Agjenti Mosab Hasan Jusuf u konvertua në kristian 10 vjet më parë, dhe në vitin 2007 u shpërngul në Shtetet e Bashkuara, ku po shkruan një libër për përvojat e tij. Shërbimi izraelit i sigurisë nuk e ka komentuar akoma raportin e publikuar në gazetë.