"Emri", Nimiç: Momenti i duhur për zgjidhje
Ndërmjetësi i OKB-së Metju Nimiç ka deklaruar nga Shkupi se është momenti i duhur për t'i dhënë zgjidhje kontestit të emrit.
Nimiç po qëndron në Maqedoni, ku është takuar me kryeministrin Gruevski dhe autoritete të tjera të larta.
"Besoj se tani është koha e përshtatshme që të tejkalojmë problemin për emrin", ka pohuar Nimiç pas takimit me kreun e qeverisë.
Ai ka theksuar se tek autoritetet maqedonase ka vënë re një dëshirë të madhe për të zgjidhur çështjen në fjalë dhe ka shprehur dëshirën që pas vizitës në Athinë dy vendet të rinisin negociatat.