Dje -10 grade Celsius, pritet rritje me 6 grade
Shqiperia ka shenuar dje temperaturen me te ulet te viteve te fundit. Specialistet pothuaj nuk u kane besuar syve kur kane pare termometrin ne rrethin e Peshkopise, ku temperatura minimale ka qene -10 grade celsius, ndersa maksimalja -3 grade. Sipas sinoptikaneve, kjo eshte temperatura me e ulet qe Instituti i Hidrometeorologjise ka shenuar per vite me radhe. Gjate dites se sotme, sinoptikanet parashikojne nje mot te kthjellet me vranesira te pakta, te cilat do te shtohen gradualisht ne pjesen e dyte te dites. Era do te fryje e lehte, deri 30km/ore, nga juglindja. Temperaturat ekstreme te ajrit pritet te luhaten nga nen grade minus, deri ne 13 grade celsius. Ndersa gjate dites se neserme pritet qe te kete nje rritje te ndjeshme te temperaturave minimale e maksimale krahasuar me ditet e fundit. Keshtu, sipas specialisteve te Institutit te Hidrometeorologjise, gjate 24 oreve te ardhshme mbi vendin tone do te mbizoteroje mot me vranesira, te cilat do te shoqerohen me reshje te dobeta. Ne vendet malore reshjet do te jene ne forme te debores. Era do te fryje e lehte (deri 30 km/ore ne Jon), jugperendimi. Temperaturat ekstreme te ajrit pritet te luhaten: Ne vendet malore, minimalet do te zbresin deri ne -4 ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 1, ne vendet e uleta, minimalet do te zbresin deri ne 2, ndersa ato maksimale do te ngjiten deri ne 13 grade dhe ne bregdet 5 deri ne 13 grade celsius.
Sot:
Ne vendet malore: -9