E Diel, 1 Nëntor 2026

Dje ishte data 15, por kufomat politike hoqën dorë nga përkujtimi nekrofilik i Gërdecit

Dje, ishte data 15 korrik. Për askënd kjo datë nuk përbën ndonjë gjë për t’u kujtuar. Në fakt-në fakt, që prej datës 15 mars 2008, çdo datë 15 e muajve pasardhës, deri në 15 qershor 2009, ka shërbyer si datë nekrofilie vetëm për opozitën, ku flamurin e ka mbajtur Erjon Veliaj i ish-G 99.
Prej datës 15 mars 2009 deri në 15 qershor 2009 Erjon Veliaj & Co, nuk kanë reshtur të na kujtojë, 1-mujorin, 2-mujorin..., 6-mujorin..., 12-mujorin..., 15-mujorin e tragjedisë së rëndë të Gërdecit. Këtë e ka bërë në mënyrën më të paskrupullt, në mënyrn më të pafytyrë, bile edhe në mënyrën më antihumane. Të gjithë e mbajmë mend, që askushi Erjon Veliaj, kishte aq ndikim, sa “të tërhiqte nga hunda” disa TV, dhe për çdo datë 15, të çdo muaji, qysh pas 15 marsit 2008, të merrte ca kamera me vete - nuk kishte rëndësi, me apo pa gazetarë, se tekstet ua shpërndante vetë më pas - dhe ta mbante frymën në Gërdec. Aty ai luante rolin e radhës prej kllouni dhe më pas e mbante frymën e kthehej në Tiranë, i kënaqur se do ta kënaqte Edi Ramën, apo-apo, ca më shumë, i stërkënaqur se pas këtyre ecejakeve për çdo datë 15, kontributi i tij për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, do të ishte i pazëvendësueshëm.
Në fakt-në fakt, roli i tij ishte i pazëvendësueshëm për fatin e opozitës në zgjedhjet e 28 qershorit 2009, kur sa për kujtesë, në Gërdec “G 99” mori plot “asnjë” votë. Por jo aq çuditërisht, përkujtimi nekrofilik i kësaj ngjarjeje tragjike, e cila nga Erjon Veliaj & Co shihej si parathënie e festës së mbetur në tentativë, të 28 qershorit 2009, ngeci në 15-mujorin e saj, që korrespondonte me datën 15 qershor 2009. Dje, kur Erjon Veliaj & Co, kishin shansin të përkujtonin 16-mujorin e tyre nekrofilik, askund e askush nuk dëgjoi, jo për Gërdecin, por as për Erjon Veliajn.
Në fakt bënte disi bis që aksionin nekrofilik ta udhëhiqte edhe më tej një kufomë politike, prandaj jemi të sigurtë se shfaqje të tilla nuk do t’i kemi më para syve. Natyra na thotë se hienat nuk rrinë më në ato vende ku marrin vesh se s’kanë asnjë përfitim ushqimor. Për politikanët, dihet se si është përfitimi...
Por jo më për kufomat politike...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›