PD: Klithmat e Ramës nuk e ndryshojnë verdiktin e qytetarëve

Partia Demokratike e ka cilësuar deklaratën e sotme të Edi Ramës si një deklaratë shfifjesh dhe trillimesh të dala nga çorba që ai gatuan sëbashku me tjerë mercenarë të tij. Zëdhënësja e partisë më të madhe në vend tha se deklarata e Ramës nuk janë gjë tjetër veçse klithmat e një humbësi, por që për fatin e tij të keq asnjë lloj klithme e tillë nuk e ndryshon dot votën e shqiptarëve. Për Partinë Demokratike, Rama nuk është duke iu drejtuar shqiptarëve me këto lloj deklaratash, por thjeshtë është duke u munduar të justifikojë në një mënyrë apo një tjetër humbjen e tij dhe shmangien nga dorëheqja, që është një kusht kryesor në Partinë Socialiste. “Sot Edi Rama në një përcartje skizoide ju serviri Shqiptarëve edhe një herë torbën e tij të turpshme të shpifjeve mashtrimeve e trillimeve elektorale dhe sulmeve personale familjare ndaj Kryeministrit, të gjitha këto vetëm e vetëm për të mbrojtur veten nga dorheqja. Duke mos dashur ti përgjigjemi me të njëjtën monëdhë z.Rama, I kujtojmë atij se njëriu I fundit në Shqipëri që mund të zërë në gojë familjen dhe familjarët është ai. Ai dhe para së gjithash ai, ndërsa sulmet e tij dëshmojnë ultësinë e tij shpirtërore dhe morale. Sërish Edi Rama vetëm e vetëm për të maskuar përgjegjsinë e tij për humbjen e zgjedhjeve u thotë shqiptarëve se koha e tyre është koha e maskarenjve. Sërish i themi z.Rama se koha është e shqiptarëve e atyre që votuan për projektin e shqipërisë europiane dhe e atyre që votuan projekte të tjera në këto zgjedhje. Koha e maskarenjve në Shqipëri ka përfunduar me përmbysjen e diktaturës komuniste. I kujtojmë z.Rama se koha e maskarenjve ka qënë koha e atyre që firmosnin ekzekutimet e intelektualëve të pafajshëm për bindje politike, e atyre që krijuan kampet e burgjet më të egra të përqëndrimit, që zhytën vendin në varfëri e izolimin më të thellë. Për sa i përket kërcënimeve e presioneve për mosnjohje të zgjedhjeve I themi z.Rama, që ka mbetur me aleat të vetëm Nard Ndokën, se janë thjesht klithma të një humbsi që me imagjinatën e tij të sëmurë është në gjëndje të imagjinojë edhe skenarët më të kobshme vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij politike. Por të gjitha këto janë përpjekje të kota z.Rama që nuk e ndryshojnë dot votën e shqiptarëve. Për sa I përket sulmeve të publikuara në shtypin e kontrolluar nga z.Rama për projekte të miratuara që do të ndërtohen në gjoja prona të familjes së Kryeministrit ju bëjmë me dije se janë thjesht trillime të ulta të cilat morën ndëshkimin e merituar nga Shqiptarët më 28 Qeshor” thuhet në reagimin e PD-së. Në daljen e tij publike Rama u shpreh sot se nuk do të njihte as rezultatin e zgjedhjeve e as vendimet e një dite më parë të KRrTRSH-së.
...