E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha per protesten qytetare ne mbrojtje te votes Teater absurd

Kryeministri Berisha e ka shfrytezuar seancen e sotme parlamentare per tiu rikthyer edhe njehere ceshtjes se zgjedhjeve vendore dhe ne vecanti akuzave ndaj opozites dhe liderit te saj Rama.

Duke e konsideruar 8 majin si nje dite te ngadhenjimit te idealeve evropiane Berisha tha se ne kete dite u votua me shume se kurre mazhoranca aktuale.

Ne nje kohe kur shifrat flasin ndryshe Berisha deklaroi se mbeshtetja qe qytetaret i dhane aleances se tij ishte nder me te medhate dhe kjo i vendos qeverise se tij nje barre po kaq te madhe pergjegjesie.

Berisha e etiketoi protesten qytetare te opozites ne mbrojtje te votes nje teater absurd me rrethim te KQZ-se bllokim rrugesh ultimatume e kercenime dhe vijoi me akuzat ne adrese te kryesocialistit Rama.

Te gjitha keto me nje arsye te vetme dikush kerkon me cdo kusht te mos respektoje voten e qytetareve. Rama qeverisi Tiranen per 11 vjet por me 8 maj qytetaret e Tiranes i dhane AQ nje fitore te katerfishte. Ne megjithe keto rezultate jemi shprehur se presim me besim dhe durim verdiktin e institucioneve kushtetuese te vendit.

Duke vijuar ne linjen qe ka ndjekur ai dhe e djathta ne pegjithesi te cilet e etiketojne KQZ si nje KZAZ per Tiranen Berisha u perpoq te justifikonte ndryshimin e rezultatit te Tiranes ne tryezen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.

Ramai shpalli fitoren duke harruar se Tirana ka nje KZAZ. Ne ligjin shqiptar nuk eshte KQZ ai qe shpall fituesit. Kete e ben vetem KZAZ dhe jo KQZ. Si ka mundesi ti kerkohet KQZ te shpalle rezultatin kur ai nuk e ka kete tager tha Berisha.

Duke e shfrytezuar foltoren e Kuvendit per te justifikuar numerimin e votave te kontestuara te cilat opozita i kishte konsideruar te pavlefshme e qe me pas u numeruan ne KQZ duke cuar ne ndryshimin e rezultatit Berisha tha se nuk mund te pranoj une qe vota e shqiptareve si qytetare europiane te mos respektohet.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›