Dje, trevjetorii ndarjes ngajeta të ikonës
TIRANE-Si dje tri vite më parë, "zonja nga qyteti" u nda nga jeta. Nuk pati përkujtimore e as ndonjë ceremoni për ikonën e Teatrit Kombëtar, aktoren e mirënjohur të skenës shqiptare, Violeta Manushi. Artistja e Popullit, në korrikun e nxehtë të vitit 2007, ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare, pasi kishte spikatur me mbi 100 role në teatër dhe 16 role në kinematografi. Roli më i spikatur është ai i teto Ollgës në filmin "Zonja nga qyteti". Për këtë rol, që i dha shumë popullaritet, Violeta Manushi u nderua me çmimin e parë si interpretuesja më e mirë në Festivalin e Filmit në vitin 1977. Ajo u lind në qytetin e Korçës më 6 mars të vitit 1926. E rritur në një familje të varfër, Violeta Manushi u detyrua të punonte që në moshën 12-vjeçare. "Isha 12 vjeç kur filloi lëvizja nacionalçlirimtare dhe u përfshiva në atë lëvizje për çlirimin e atdheut. Në atë kohë isha punëtore tipografe", - është shprehur ajo në një intervistë dhënë disa vite më parë. Më pas, Violeta Manushi do t'i kushtohej skenës. "Nuk ishte e lehtë që një vajzë e rritur në një ambient konservator të ngjitej në skenë. Të dënonte opinioni, por skena më detyroi të plotësoja arsimin tim", - do të shprehej Artistja e Popullit. Një nga ikonat e artit skenik shqiptar, Violeta Manushi është vlerësuar edhe me titullin 'Qytetare Nderi' e Tiranës.
Aktorja
Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Kombëtar të Tiranës, aktive edhe pas 48 vjetësh! Aktore e madhe që ka shkëlqyer njësoj si në komedi (Ollga, tek "Zonja nga qyteti"), ashtu edhe në dramë, (Nica tek "Gjenerali i ushtrisë së vdekur"), numëron mbi 100 role në teatër dhe 16 në kinema.Në dramën "Orët e Kremlinit" (1957), ajo luajti njëherësh tri role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi. Më pas shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë "Gratë gazmore të Uindsorit" (1959) dhe "Morali i zonjës Dulska" (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te "Karnavalet e Korçës" (1964), Zyhranë te "Fytyra e dytë" (1968), Nicën te "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" dhe teton te "Pallati 176" (1985), duke u transformuar tërësisht në secilin prej tyre. Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga "Tana" (1958) e deri tek "Rrethimi i vogël" (1989) dhe një teledramë, "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1976).
(d.b/GSH/BalkanWeb)