Interi në garë me Napolin për Jovetiç
Transferimi i Lavecit te PSG është gati të shkaktojë një duel të madh në merkato ndërmjet skuadrës që ka dashur shumë Pochon (Interi) dhe kush, ndërkohë, argjentinasin e ka shitur diku tjetër (Napoli). Si klubi i Masimo Moratit ashtu edhe ai i De Laurentis, në fakt, kanë parë tek Jovetiç alternativën ideale të Ezekuel Lavecit. Malazezi shumë herë ka bërë me dije se dëshiron të luftojë për objektiva të mëdhenj dhe Fiorentina, përballë një oferte të madhe, mund ta shesë. Jovetiç është i blinduar me një kontratë që skadon në vitin 2016 me një rrogë prej 2 milionë eurosh në sezon. Kush kërkon lojtarin, në këtë mënyrë, duhet të qëndrojë te kushtet e familjes Dela Vale, të cilët dëshirojnë të ndërtojnë përreth Jovetiç Fiorentinën e të ardhmes por që, në të njëjtën kohë, e di shumë mirë që përballë një oferte të rëndësishme (të paktën 30 milionë euro) do të ishte e vështirë të mbahej sulmuesi. Për malazezin janë hedhur në sulm të vendosura Interi dhe Napoli. Zikaltërit, pasi kanë humbur Lavecin (që është destinuar te PSG), janë gati të kryejnë sulmin deciziv për Jo-Jo, që sëbashku me Militon dhe Palasion (pa harruar Shnajder) do të formonin një sulm të frikshëm. Morati, siç ka treguar edhe tratativa për Pochon, nuk ka mundësi të paguajë 30 milionë euro kesh, ja se përse në marrëveshje mund të përfshihet ndonjë lojtar që Fiorentinës mund t’i pëlqejë shumë: emri i parë është Mark Viviano, që si tifoz i kësaj skuadre mezi pret momentin të luajë për skuadrën e tij të zemrës. Portieri, që është në bashkëpronësi ndërmjet Interit dhe Palermos, do të blihej nga zikaltërit dhe do të transferohej te skuadra e Dela Vales. Në pjatën e ofertave mund të përfundojnë edhe Palombo me Faraonin, lojtarë që vlerëson nga drejtori i ri sportiv, Prade, pa harruar Xhianpaolo Pazinin. Sulmuesi, me mbërritjen e Jovetiç në skuadrën zikaltër, do të gjente akoma më pak hapësirë dhe hipoteza për një rikthim të tij te Fiorentina (që vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi) nuk është aspak për t’u përjashtuar. Por, Interi duhet të përballojë konkurrencën e Napolit, që është gati të investojë pothuajse 30 milionë euro që, shumë shpejt do t’i marrë nga shitja e Lavecit. De Laurentis dëshiron një skuadër të re dhe shumë kompetitive, për këtë motiv është gati të bëj një sakrificë të madhe për të arritur te Jovetiç, që do t’i garantonte cilësi sëbashku me idenë për një projekt me terma afatgjatë. Karakteristikat e sulmuesit, më pas, kompletohen në perfeksion me Hamsik dhe Kavani dhe do t’i lejonte të kaltërve të synojnë përsëri një vend në Champions Ligë për sezonin 2013-2014.