E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e flamurit të NATO-s, PS: Shpifje e ulët

"Hedhim poshtë me neveri shpifjen e ulët se në protestën tonë është djegur flamuri i NATO-s dhe akuzojmë drejtpërdrejtë televizionet e Sali Berishës për manipulim të qartë grafik me imazhe filmike që s'kanë asnjë lidhje me protestën që pa tërë bota në mbrëmjen e 30 prillit".
Kështu është shprehur zëdhënësja e PS-së Armela Imeraj në një konferencë për shtyp ndaj pasqyrimin në media për djegeen e flamurit të NATO-s në protestë.
"Ky është pushteti i gënjeshtrës, ne jemi fuqia e vetëdijes qytetare se pa transparencë ka vetëm vjedhje e gënjeshtra në pushtet, të cilat populli shqiptar po i paguan me rrënimin e ekonomisë së tij. S'na ndal asnjë gënjeshtër e presion. Beteja vazhdon përfundoi Imeraj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›