Mëhilli: PS po rikthehet në Partinë e Punës

Partia Demokratike reagoi sot pas djegies së flamurit të NATO-s gjatë ditës së djeshme nga disa protestuar socialist, duke vlerësuar se ky ishte një akt i turpshëm.
"Dje në protestën e Edvin Kristaq Ramës, Ilir Xhelil Gjonit, Ilir Hamit Beqes, Enkelejda Hamdi Shamkut, Gramoz Rucit dhe pinjollëve të tjerë të bllokut, militant të Partisë Socialiste shkelmuan dhe i vunë flakën flamurit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, flamurit të NATO-s, flamurit të lirisë së Shqiptarëve", tha zëdhënësja Erla Mëhilli.
Sipas saj, "urrejtja e Edvin Kristaq Ramës, Gramoz Rucit, Ilir Xhelil Gjonit, Ilir Hamit Beqes, Enkelejda Hamdi Shamkut dhe e Dashnor Myslym Pezës ndaj flamurit të lirisë është genetike, por heshtja e drejtuesve të tjerë të PS ndaj këtij akti anti - kombëtar që dëshmon rikthimin e Partisë Socialiste në identitetin e saj të Partisë së Punës së Shqipërisë është tejet i rëndë e shumë i turpshëm".
Zëdhënësja e selisë blu tha se sot janë kohëra kur shqiptarët janë në NATO dhe në liri, ndërkohë që kohërat e "etërve të tyre kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë".