E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e flamurit të NATO-s nga militantët e PS, PD: Akti i turpshëm e i dënueshëm Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, deklaroi se “dje në protestën e Edvin Kristaq Ramës, Ilir Xhelil Gjonit, Ilir Hamit Beqes, Enkelejda Hamdi Shamkut, Gramoz Rucit dhe pinjollëve të tjerë të bllokut , militant të Partisë Socialiste shkelmuan dhe i vunë flakën flamurit të Aleancës së Atlantikut të Veriut, flamurit të NATO-s, flamurit të lirisë së Shqiptarëve”. Në një komunikim për mediat të bërë sot nga selia blu, Mëhilli tha se “para këtij akti të turpshëm e të dënueshëm që fakton se bijtë nuk i lënë gjë mangut etërve në ideologjinë e tyre, udhëheqja tjetër e Partisë Socialiste me verbëri dhe skllavëri të plotë hesht duke dëshmuar kështu se ka qenë porositëse dhe organizatore e tij”. “Urrejtja e Edvin Kristaq Ramës, Gramoz Rucit, Ilir Xhelil Gjonit, Ilir Hamit Beqes, Enkelejda Hamdi Shamkut dhe e Dashnor Myslym Pezës ndaj flamurit të lirisë është genetike, por heshtja e drejtuesve të tjerë të PS ndaj këtij akti anti-kombëtar që dëshmon rikthimin e Partisë Socialiste në identitetin e saj të Partisë së Punës së Shqipërisë është tejet i rëndë e shumë i turpshëm”, reagoi zëdhënësja e PD. Ajo nënvizoi “se kohërat e shqiptarëve janë kohërat e NATO-s, janë kohërat e lirisë, kurse ato të etërve të tyre kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›