E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e fletëve të 8 majit, KQZ vendos të hënën

Në mbledhjen e orës 10:00, KQZ pritet të shqyrtojë projektvendimin “Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore”, i cili kërkon vetëm 4 vota për t’u miratuar. Ky projektvendim përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore, por edhe atyre të fletëve të votimit.

Sipas draft-vendimit, Komisioni pritet të vërë në dispozicion rreth 1 milion e 800 mijë lekë për këtë proces, që pritet të zgjasë 60 ditë.

Por sipas avokatëve të Partisë Socialiste në KQZ, ky vendim është i parakohshëm për sa kohë që në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka një kallëzim penal të bërë nga socialistët ku objekt hetimi janë pikërisht fletët e votimit të cilat do të digjen.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-09-25 21:01
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›