Djegia e fletëve të votimit, KQZ vendos sot
TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendos sot per hapjen e kutive dhe asgjesimin e fleteve te votimit te 8 majit.
Projekt vendimi, Për hapjen e kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore, të përdorura për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 08 Maj 2011, sipas rendit te dites te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve do te diskutohet ne mbledhjen e ores 11.00.
Ne thelb projekt vendimi përcakton pastrimin e kutive të materialeve zgjedhore por edhe atyre të fletëve të votimit. Sipas draftit qe kerkon vetem nje miratim me kater vota, KQZ do të vërë në dispozicion rreth 1 milion e 800 mijë lekë për këtë proces që pritet të zgjasë 60 ditë. Fondi do të destinohet për lëndën djegëse dhe pagat e punonjësve që do të zbrazin kutitë e fleteve dhe materialeve.
Projekt vendimi eshte kundershtuar nga avokatët e Partisë Socialiste në KQZ, te cilet e quajne ate te parakohshëm përsa kohë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka një kallëzim penal të bërë nga socialistët ku objekt hetimi janë pikërisht fletët e votimit të cilat do të digjen.