E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tetë pa ngrënë, përkeqësohet gjendja e minatorëve

Tashmë kur ka mbetur edhe përmbushja e pikës së fundit, atë të largimit të drejtorit të minierës, palët duken të vendosura më shumë se kurrë në pozicionet e tyre.

Ndërkohë, minatorët kanë kërkuar nga policia leje për një tubim në aksin Bulqizë-Tiranë, protestë e cila pritet të zhvillohet gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, presidentja e kompanisë austriake, ACR pritet të mbërrijë sërish në Bulqizë gjatë ditës së mërkurë në përpjekje për t’i dhënë një zgjidhje situatës së krijuar.

Gjatë ditës së sotme, grevistët kanë kërkuar nga policia ruajtjen e goditës, për verifikuar ruajtjen e ushqimit. Prej më shumë se dy muajsh, minatorët protestojnë për paga më të larta dhe kushte më të mira në galeritë e minierës. Por nëse këto kërkesa janë përmbushur nga kompanie, minatorët kërkojnë me ngulm largimin e drejtorit të minierës si dhe pagesën për periudhën e grevës. /Start/

                                                                                             2011-09-26 09:54
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›