E Shtunë, 31 Tetor 2026

I merr paratë me forcë babait, arrestohet 23-vjeçari

 Policia e Tiranës arrestoi një 23-vjeçar, pasi i ka grabitur babait të tij një telefon celular dhe një sasi të konsiderueshme parash.

Në pranga përfundoi Dalip Shenko, i dënuar më parë për vjedhje, u arrestua pasi i ka marrë me force një celular si dhe shumën e parave prej 12000 lekë, babait të tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura.

 Gjatë ditës së djeshme, dy shtetas u arrestuan pasi ndaj tyre ishte vendosur masa e arrestit me burg. Policia çoi në pranga shtetasit Avni Ismail Tahiraj, 51-vjeç, si dhe Vesel Idriz Hasani, 54-vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i shtetasit Avni Tahiraj, u realizua në afërsi të rrugës “Jordan Misja”, ndërsa shtetasi Vesel Hasani u ndalua në Vorë pranë një hoteli.

Kapja e tyre u bë sepse kanë qenë të shpallur në kërkim më datë 24.09.2011, nga ana DPQ Tiranë pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës për Krime e Rënda Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” në bashkëpunim si dhe “Grupit të strukturuar krimininal”. /Start/

                                                                                             2011-09-26 09:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›