E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djegia e fleteve te votimit Ristani Vendosim brenda shatorit

Dekretimi i dates se zgjedhjeve per pushtetin lokal ve ne levizje KQZ-ne e cila pritet qe brenda ketij muaji te vendose djegien e fleteve te votimit. Kreu i KQZ-se Arben Ristani beri dje te ditur se tashme qe eshte vendosur se zgjedhjet do te mbahen ne 8 maj KQZ duhet te hartoje nje plan pune dhe te pergatitet per kete proces pergatitje qe perfshin respektimin e nenit 178 pika 6 te Kodit Zgjedhor per cuarjen e materialeve zgjedhore ne arkiv dhe djegien e fleteve te votimit. Sipas Ristanit do te kete nje mbledhje te KQZ-se kete muaj per te marre edhe vendimin qe percakton fatin e fleteve te votimit. Pas dekretimit te dates se zgjedhjeve lokale nga Presidenti i Republikes kreu i KQZ-se thote se do te zbatojne ligjin duke djegur fletet e votimit ne menyre qe te pergatisin bazen materiale per zgjedhjet e 8 majit te vitit te ardhshem. Kreu i KQZ-se pohon se partite politike jane ne kohe per te bere ndryshimet e nevojshme ne Kodin Zgjedhor bazuar edhe ne rekomandimet e raportit te OSBE-ODIHR-it pse jo edhe per te diskutuar per propozimin per te adaptuar votimin elektronik edhe ne vendin tone. Z. Ristani nenvizoi rendesine e reformes zgjedhore ne permiresimin e disa ceshtjeve qe rezultuan problematike ne zgjedhjet e kaluara. Vecanerisht Ristani ka kerkuar ndryshime ne ligjin per ndarjen territoriale nje ligj i cili kerkon 84 vota dhe nuk mund te miratohet pa konsensusin e opozites. Djegia e fleteve te votimit eshte nje vendim qe eshte paralajmeruar nga kreu i KQZ-se kohe me pare pavaresisht se opozita e ka cilesuar kete akt si te papranueshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›