Te dhenat shteterore si do te ruhen sekretet

Qeveria harton nje ligj te posacem per ruajtjen e te dhenave shteterore permes te cilit specifikohet bashkerendimi mes institucioneve. Ne kuader te Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit MSA qeveria shqiptare vendosi per te propozuar ne Kuvend projektligjin e ri Per Bazat e te Dhenave Shteterore. Ky projektligj ka si qellim harmonizimin dhe standardizimin e kerkesave te krijimit dhe administrimit te bazave te te dhenave shteterore si dhe nderveprimin ndermjet tyre. Ky eshte nje hap i rendesishem i bere nga qeveria shqiptare per zhvillimin e shoqerise se informacionit gje e cila eshte nje nga perparesite kryesore te percaktuara nga MSA-ja. Nepermjet ketij ligji behet i mundur nderveprimi i bazave te te dhenave dhe sigurisht rritet efikasiteti dhe cilesia e sherbimeve elektronike te ofruara nga shteti shqiptar. Ky projektligj eshte propozuar nga ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit Genc Pollo. Projektligji parashikon gjithashtu edhe krijimin e Autoritetit Rregullator Koordinues ARK per bazen e te dhenave shteterore. Ky autoritet do te caktohet nga Keshilli i Ministrave dhe do te jete ai mbikeqyresi dhe kontrolluesi kryesor i te dhenave shteterore. Nga kjo praktike per bazat e te dhenave shteterore mundesohet edhe perfitimi nga keto baza permes koordinimit te te dhenave te tyre. Aktualisht Shqiperia ka bere hapa te rendesishem ne drejtim te krijimit te infrastruktures se shoqerise se informacionit ku kujtojme rrjetin nderministror GovNet Regjistrin Kombetar te Gjendjes Civile apo Qendren Kombetare te Regjistrimit. Projektligji pritet te propozohet nga mazhoranca per miratim tashme qe ka nisur punimet edhe sesioni i ri parlamentar.