E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moti i keq probleme ne porte permbytje ne disa zona

Moti i keq dhe me furtunë ka sjellë probleme në dy portet kryesore të Shqipërisë, atë të Durrësit dhe të Vlorës. Në Durrës, fuqia e detit 7 balle ka shkaktuar në mbërritjen me vonese te trageteve. Kurse trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka anuluar udhëtimin. Kushtet atmosferike në gjirin detar të Durrësit parashikohet të jenë të paqëndrueshme. ra e fortë ka vazhduar me shpejtësi 21 metra në sekondë. Ne keto kushte jane pezulluar te gjitha aktivitet detare ne te dy portet. Asnjë anije nuk është lejuar te dale ne lundrim deri ne nje urdhër te ri.

Fier, kërcënon Vjosa, rriten prurjet
Reshjet e shumta te shiut qe kane rene pa pushim gjate 24 oreve te fundit, kanë shkaktuar fryrje të lumit Vjosa, duke rrezikuar daljen e tij nga shtrati. Shtabi i emergjencave nen drejtimin e prefektit te Fierit, në një mbledhje urgjente rekomandoi masat për situatën e gadishmërisë.
Komunat Levan dhe Frakull, territoret e të cilave rrezikohen përherë nga dalja e Vjoses nga shtrati kanë nisur të evakuojnë gjene e gjallë dhe banorët në fshatrat e rrezikuara .
Nëse prurjet rriten edhe me 20 cm të tjerë fshatrat Cerven , Pish -Poro dhe Kashisht përmbyten nga uji.
Policia e Fierit ka vene ne funksion shërbime të përforcuara dhe forcat e nderhyrjes se shpejtë për tu ndodhur pranë banorëve në rast nevoje.

Vlore: Qyteti në kolaps nga moti i keq. Probleme edhe ne veri te vendit.
Përmbyten qindra ha tokë bujqësore në Velipojë, probleme në rrugën e Obotit
Moti i keq me shira e erëra të forta ka shkaktuar probleme në ultësiren e rrethit të Shkodrës.
Raportohet se ujërat kanë bllokuar pjeserisht rrugën drejt fshatit Obot, duke e bërë atë të kalueshme me veshtiresi nga mjetet.
Situata paraqitet problematike edhe në fshatin Cafë të Velipojës, ku mësohet se qindra ha tokë bujqësore e mbjellë është përmbytur.
Në komunën e Velipojës është mbledhur ndërkohë shtabi i emergjencave qe po monitoron situatën.

Përmbyten disa zona në Vlorë
Paraditja me rrehsje ka shkaktuar mjaft problem ne qytetin e Vlorës. Zona të tëra të pakaluehsme, si paosjë e ujit që ka psuhtuar rugët, duke qenë se intesitetii rreshjeve ka qene i larte, madje shoqeruar me ere të fortë.
E në të tilla ditë si e kjo e enjte akse të tëra rrugore, lagje të tëra janë të izoluara nga uji.
E situata është e përsëritur në disa zona, ku përmbytjen shakktoehne dhe em 30 minuta shi, e jo më me shiun e sotëm.
Bëhët fjalë për lagjen “24 maji”, lagjen “Pavarësia”, “Isa Boletini”, “Rilindja”, “1 Maji”, “11 Janari”, në hyrjet e daljet nga qyteti i Vlorës, në cdo bllok banimi, të vjetër e akoma më keq të rinjtë.
Kryqëzimet më porblematike mbeten po ato, te Albano e Romina, ai te ish dyqanet e reja, zona te universiteti publik, rruga në ujë të ftohtë, ajo te spitali, në të katërt anët e qytetit të Vlorës situata është e rënduar si paosjë e ujit që arriti në nivelin e trotuareve, e në disa zona periferike ka izoluar tërësisht banorët.
Sa herë që ka rreshje Vlora përjeton të njëjtin ankth, të njëjtin ngërc.. e me gjithë precedentët e shumëpërsëritur në bashkinë e Vlorës askush nuk ka marrë asnjë masë për sistemin e situatës. Për pastrimin e kanaleve të ujërave të zeza e sisteminin e rrjetit nëntokësor.
Si gjithmonë dilet nga situata duke hapur kapakët e puceta në cdo zonë ku të mudnët, e niset shbllokimi manual i tyre nën shi, cka ka nsiur të bëhet ehde sot. Ndërkohë hidrovori i qytetit është me kapacitet të plotë, ndërsa burime nga bordi i kullimit bëjën me dije, se bllokimet e kanaleve në gjithë qytetin ulin aftësinë thithëse të pompave të tij, që jo rrallë herë kanë rrezikuar të digjen, vetëm nga mbeturinat.
E ndërsa Vlora me pak rreshje humbet nën ujë, masat konkrete per zgjidhjen e këtij problemi madhor për qytetin ende nuk janë hedhur në letër, e jo më të nisin zbatimin.

Lezhë, reshjet e shiut përmbytin rrugë e lagje të qytetit
Reshjet e orëve te fundit nuk do ta falnin Lezhen. Uji ka hyre ne çdo rruge e lagje.
Hyrjet ne pallate janë izoluar plotësisht.
Uji grumbullohet nga prurjet e kanaleve kulluese te rrugeve, kurse pusetat nuk funksionojne. Nuk eshte hera e pare qe keto zona permbyten.
Situata ne nenstacionin elektrik te Lezhes nuk ka qene aspak normale, por u moren masa.
Zjarrfikeset nderhyne per largimin e ujerave. Per kete gje u vendos nje pompe .
Bllokimi i kanalit qe ben shkarkimin e ujerave te nenstacionit elektrik eshte i bllokuar prej kohesh, duke bere qe ne vazhdimsi te perbeje rrezik per permbytjen e tije.

Përmbytje në Durrës, vështirësi në qarkullim
Reshjet shkaktojne permbytje te frikeshme ne qytetin e Durresit. Pothuajse te gjitha rruget dhe lagjet jane zhytur ne uje. Qarkullimi me autmjete thuajse nuk funksion, kurse qytetaret pervishen per te kaluar rruget. Problematike shqetesuese paraqitet ne qytet por edhe ne periferit te Durresit. Aksi qe lidh Shetitoren Taulantja me Currilat është bllokuar nga te dyja anet e tij per shkak te shembjes se dherave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›