Vlorë, Vjosa del nga shtrati, evakuohetNovosela, përmbyten 40 shtëpi

TIRANË - Reshjet e dendura të shiut që vazhdojnë prej ditës së djeshme si rrallë herë kanë alarmuar vendin. Fryrja e lumejve për shkak të prurjeve të shumta ka bërë që qindra hektarë tokë të jenë nën ujë dhjetra banesa janë përmbytur dhe dhjetra të tjera rrezikohen. Problematikë mbetet Vlora dhe Fieri të fryrjes së lumit Vjosa. Ndërkohë që në Elbasan, aksi Elbasan- Gramsh është përmbytur.
Shtabi i Emergjencave është mbledhur mbrëmë në Fier dhe po monitorojnë situatën.
Ndërsa, moti i ngarkuar me reshje ka krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve lundruese. Problemet më të mëdha janë shfaqur në det, ku tragetet në Vlorë e Durrës nuk janë nisur, ndërsa mësohet se janë bllokuar edhe disa akse rrugore nga rrëshqitjet e gurëve dhe dherave.
BLLOKOHET AKSI ELBASAN- GRAMSH
Ora 08: 36 Në Elbasan është bllokuar aksi Elbasan- Gramsh për shkak të daljes nga shtrati të lumit Devoll. Përpos ujrave në rrugë vërshon uji që shkarkohet nga HEC Banjos. Shtabi I emergjencës Mustafa Arapi informon se të gjithë drejtuesit duhet të shmangin kalimin në këtë aks ndërkohë. Dhjetëra mjete të bllokuara në rrugën Elbasan-Gramsh, në rrugë kanë mbetur të bllokuar edhe autobusët e linjës së Korçës
URA E MIFOLIT, PRISHET ARGJINATURA NGA PRURJET E LUMIT VJOSE
Ora 08: 20 Tek Ura e Mifolit është prishur argjinatura për shkak të prurjeve të mëdha dhe uji rrezikon të përmbytë aksin nacional Fier- Vlorë.
Argjinatura ishte me beton dhe gjatë natës janë hedhur thaës me rërë por lumi I ka marrë përpara dhe rrezikon të dalë në rrugë, dhe nëse ndodh kjo rrugë bëhet e pakalueshme.
VJOSA PERMBYT 10 BANESA GJATE NATES , RREZIKOHEN 300 TE TJERA
Në Novoselë ka vazhduar gjatë natës evakuimi i familjeve. Fryrja e lumit Vjosë ka bërë që 10 banesa në fshatin Fitore të përmbyten gjatë natës. Shifra i bashkohet 30 banesave të përmbytura dje ndërsa rrezikohen 300 të tjera. Fshati Fitore ndodhet tek Ura e Mifolit. Kryetari I komunës Novoselë thotë se situate është alarmante.
14 MARS 2013
PERMBYTJET, SHAKAJ: PRITET TE KETE NIVELET E 2008-ës
Ora 20:05 Në një lidhje të drejtpërdrejtë telefonike për A1 REPORT, kreu i komunës Novoselë, Kanan Shakaj, ngriti alarmin se në vend mund të rikthehet situata e përmbytjeve si në vitin 2008. Shakaj tha se: Vjosa tani ka filluar del nga shtrati, me sasitë e reshjeve të rëna, pritet të ketë nivelet e 2008-ës.
Ai theksoi se janë marrë masat për banorët dhe bagëtitë nëse situata vazhdon të përkeqësohet.
VJOSA DEL NGA SHTRATI, EVAKUOHEN BANORET E NOVOSELES
Ora 19:50 Lumi Vjosë, rreth së cilit mban sytë i gjithë jugu, ka filluar të shkaktojë dëmet e para në banesa. Në komunën Novosel të Vlorës rreth 30 banesa janë përmbytur, ndërsa ka filluar evakuimi i njerëzve. Aktualisht është mundësuar evakuimi i 10 familjeve dhe pritet që këtë fat të kenë edhe 20 familjet e tjera. Gjithashtu dhjetëra hektarë tokë në këtë komunë janë përmbytur si pasojë e daljes së lumit Vjosa nga shtrati në zonën e Novoselës.
Lidhur me këtë situatës Prefekti i Vlorës Eduard Velcani ka mbledhur Shtabin e Emergjencave dhe ka dhënë direktivat kryetarëve të komunave për marrjen e masave për evitimin e përmbytjeve. Mësohet se situata më kritike është në fshatrat Novoselë, Poros, Bishan dhe Fermë, ndërsa vështirësi qarkullimi paraqiten edhe në urën e Mifolit si pasojë e nivelit te lartë të ujit.
KRUJE, ISHMI DEL NGA SHTRATI
Dalja e lumit Ishëm nga shtrati si pasojë reshjeve të dendura të shiut ka sjellë përmbytjen e dhjetëra hektarë tokë në fshatrave, Bubq, Ishëm dhe Mallkuq ne rrethin e Krujës. Shkak për përmbytjet është bërë mosfunksioni i hidrovoreve, ndërsa banorët pohojnë se nëse reshjet vijojnë më këtë intensitet edhe gjatë natës, rrezikojnë të përmbyten edhe banesat aty pranë.
EMERGJENCAT NE FIER: RREZIK PER PERMBYTJEN E FSHATRAVE
Rreziku i përmbytjeve nga Lumi Vjosë ka mbledhur Shtabin Emergjencave ne rrethin e Fierit. Prefekti i qarkut, Robert Bitri, njëkohësisht kreu i Shabit të Emergjencave, u ka dhënë direktiva krerëve te komunave për shmangien e përmbytjeve.
Mësohet se reshjet e dendura në jug të vendit do të rrisin nivelin e Vjosës dhe rrezikohen të përmbyten një numër i madh fshatrash në Fier. Më të rrezikuar janë fshatrat Kafaraj, Ferres dhe Cerven 2, niveli i Vjosës është pak cm larg daljes nga shtrati. Vërshimet e Vjosës rrezikojnë seriozisht fshatrat Kafaraj, Ferras dhe Cerven në rrethin e Fierit, ndërsa situata po monitorohet që nga grykëderdhja e Vjosës në Gjirokastër.
VLORË E DURRËS, PEZULLOHET LUNDRIMI
Nga Vlora, Armand Xhelili, korrespodent i "A1 Report!" njofton se "moti i keq me shi dhe erëra të forta ka pezulluar lundrimin e të gjitha mjeteve lundruese të tonazhit të rëndë si dhe të atyre të peshkimit. Trageti i linjës Vlorë - Brindisi nuk u nis sot në mëngjes. Kapiteneria ka ndaluar daljen në det të peshkarexhave. Në Vlorë, era shumë e fortë në drejtim të jugut fryn me 65 km në orë dhe deti në breg është 6 ballë, ndërsa në det të hapur 6-8 ballë. Moti i keq ka shkaktuar probleme me energjeni në periferi të Vlorës. Meteorologët parashikojnë që moti i keq do të jetë deri mbrëmje, kur mund të kthehet në një furtunë.
Nga Durrësi, korrespodenti Artur Korriku informoi se "Dita e Verës është një ditë tipike dimri, e zymtë, me shi dhe erë. Prishja e motit ka filluar në mesnatë, kur Durrësi u përfshi nga një stuhi detare. Dy tragete janë nisur nga Bari, por ka mbërritur vetëm një prej tyre dhe pasagjerët e mallrat janë zbritur, kurse tjetri është do të mbërrijë me vonesë, mundet pas një ore. Shpresohet që shiu ta ketë qetësuar erën dhe të mos ketë probleme. Porti detar funksionin pjesërisht, sepse përpunimi është penguar, kurse anijet me tonazh të vogël e kanë të pamundur daljen në një det 6 ballësh; era fryn me drejtim nga jugu dhe mendohet që kjo kohë do të vazhdojë edhe nesër. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytjen e rrugës së plazhit, pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës.
(Rruga e plazhit tek Shkëmbi i Kavajës, Durrës)
KORÇË, 100 HA TOKË BUJQËSORE PUSHTOHET NGA UJI
Reshjet intesive të shiut të rëna gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje dhe në Fushën e Maliqit, bën të ditur gazetarja Dafina Ismaili. Sipas Ismailit, 100 ha tokë bujqësore, mbjellë kryesisht me të lashta si grurë dhe elb, është pushtuar nga ujI. Lajmi konfirmohet nga kryetari i komunës Libonik, Petrit Kupe.Sipas tij, shiu ka përmbytur vatra të konsiderueshme toke, por më problematike paraqitet situata në tokat bujqësore pranë Pyllit të Fazanëve, ku kalon dhe lumi Devoll. Krahas reshjeve intesive, të cilat kanë filluar prej mbrëmjes së 13 marsit dhe vijojnë ende, në rikthimin e përmbytjeve në tokat bujqësore të Maliqit ka ndikuar dhe mospastrimi prej vitesh i kanaleve kulluese. Përmbytjet më të mëdha në Fushën e Maliqit janë regjistruar në vitin 2010 ku mijëra ha tokë prej ditësh mbetën nën ujë.
PËRMBYTET LEZHA, BANORËT ËNDËRROJNE INVESTIME NË KULLIM
Në Lezhë, si në çdo rast me reshje intensive, lagjia "11 janari", pallatet në bllokun 11 dhe disa rrugë janë përmbytur bën të ditur gazetari Elvis Hila. Hyrjet në pallate janë izoluar plotësisht, ndërsa uji grumbullohet pikërisht nga prurjet e kanaleve kulluese të rrugëve; pusetat vetëm sa e shtojnë nivelin e ujit në këto lagje. Kjo nuk është hera e parë që këto zona përballen me përmbytje pas shiut, ndërsa ndërmarrja e shërbimeve në bashki duket e pafuqishme për të shmangur situata të ngjashme për shkak se niveli i kanaleve kulluese është me i ulët se niveli i lumit Drin, ku bëhen shkarkimet. Zgjidhja duket e largët dhe gjithçka është e varur nga investimi prej 13 milionë eurosh për rikonstruksionin e plotë të kanalizimeve të ujërave, investim i Qeverisë zviceriane dhe Bankës gjermane "KFV".
RRUGA KËLCYRË-PËRMET, RREZIKON BLLOKIMIN NGA RRËSHQITJET E GURËVE
Për shkak të motit të ngarkuar me reshje, mësohet se është bllokuar rruga Këlcyrë - Përmet. Lajmi u bë i ditur nga policia e qarkut të Gjirokastrës. Shembjet e gurëve në rrugë ndodhën sot në mëngjes rreth orës shtatë, në vendin e quajtur Kuqar. Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore si dhe një fadromë e Drejtorisë së Rrugëve e cila e zhbllokoi kalimin pas 2 orësh. Gjithsesi, Policia ka njoftuar që drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes, sepse shkarjet e gurëve mund të përsëriten gjatë ditës.
Redaksia online
(ar.sh/Gre.M/Shqiptarja.com)