E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegin automjetet dhe vjedhin 15 milione leke

LUSHNJ/ Ne fshatin erme e Siperme eshte vjedhur kasaforta ne nje banese. Familja zoteronte nje kompleks te gjese se gjalle


LUSHNJ - Nje vjedhje profesionistesh e denje edhe per filma te Hollivudit. Ajo ka ndodhur ne Lushnje rreth ores 2100 te se henes ne fshatin erme e Siperme. Sipas policise persona te paidentifikuar fillimisht i kane vene zjarrin dy automjeteve tip Ford me targa LU 0273 C dhe mjetit tip Opel pa targa ne pronesi te shtetasit Bashkim M.


Me pas keta persona duke perfituar nga largimi i familjareve nga banesa e tyre ne drejtim te automjeteve me qellim shuarjen e zjarrit jane futur ne banesen dykateshe dhe kane marre qe aty nje kasaforte.


Pa u kuptuar nga askush nga pjesetaret e familjes qe po merreshin me shuarjen e zjarrit ata e kane ngarkuar kasaforten ne nje mjet dhe jane larguar. Pasi kane shuar zjarrin familjaret kane hyre ne banese dhe kane vene re mungesen.


shte lajmeruar policia e cila e mberritur ne vendin e ngjarjes eshte njoftuar se ne kasaforte ndodheshin 15 milione leke te reja. Nga keqyrja e vendit te ngjarjes dhe nga veprimet e para hetimore rezultoi djegia e dy automjeteve te lartpermendura dhe ne nje distance rreth 500 metrash nga banesa u gjet e braktisur kasaforta artizanale prej llamarine e hapur me mjete te forta.


Nga sherbimet e Policise se Komisariatit te Policise Lushnje po punohet intensivisht per identifikimin e kapjen e autoreve si dhe dokumentimin e plote ligjor te kesaj ngjarjeje e cila dyshohet se mund te jete e planifikuar me pare nga grupi i vjedhesve. Materialet procedurale do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Lushnje per vepren penale te vjedhjes dhe shkaterrimit te prones me zjarr parashikuar nga nenet 134 e 151 te Kodit Penal.


Bashkim M. eshte nje nder biznesmenet me te medhenj ne rrethin e Lushnjes. Ai eshte pronar i nje kompleksi te gjese se gjalle. Kjo familje prej me shume se 15 vjetesh merret me mbareshtimin e gjese se gjalle kryesisht lope dhe bageti te imta dhe ka nje nder bizneset me te medha ne kete rreth.


Vetem 2 vjet me pare kompleksi i tyre u perfshi nga flaket. Edhe pse gjeja e gjalle shpetoi demi financiar i kompleksit qe rendoi mbi pronarin kapi shifren e rreth 20 milione lekeve te reja. Vjedhja e kasafortes dhe djegia e automjeteve eshte demi i dyte qe i shkaktohet ketij shtetasi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›