Djelic: BE do të na kushtëzojë sërish me Kosovën

Ish-zëvendëskryeministri serb për Integrimin Evropian, Bozidar Djeliç, ka thënë se BE-ja do ta kushtëzojë sërish Serbinë për Kosovën.
Sipas tij, para verës duhet të zgjidhen çështjet e pazgjidhura me Prishtinën, në mënyrë që Komisioni Evropian të rekomandoj fillimin e negociatave për anëtarësim.
"Ne duhet të përpiqemi t`i zgjidhin dy çështjet e pazgjidhura me Prishtinën: telekomunikacionit dhe energjinë, sepse kështu rrumbullakohet gjithë ajo që KE e ka thënë në tetor”, ka thënë Djeliç për “Vecernji Novosti”.
Ai shton se përvoja e dhjetorit dëshmon se disa shtete mund të shtojnë kushte të reja në lidhje me Kosovën.
"Sa më parë të deklarohet, e zeza në të bardhë, aq më mirë është për ne”, ka thënë Djeliç