E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen autobusi i policisë në Stamboll, 10 të plagosur

Shpërthimi ndodhi pranë zyrave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim të kryeministri Rexhep Tajip Erdoan. Pesë nga të plagosurit ishin oficerë policie të cilët ishin në krye të detyrës në zyrat e një shoqate ndërtimi.

Kreu i policisë së Stambollit, Huseyin Çapkën, tha se shpërthimi i bombës është kryer me telekomandë.

“Shpërthimi ndodhi teksa atypranë po kalonte një automjet me 21 oficerë policie”, tha Çapkën. Asnjë nga të plagosurit nuk është në gjendje të rëndë./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-01 17:19
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›