E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, kryengritësit tërhiqen nga Homsi

Ushtria e Lirë e Sirisë tha se po tërhiqej nga distrikti Baba Amr, i cili është vënë në objektivin e bombardimeve qeveritare prej afro një muaji.

Forcat qeveritare të Sirisë thonë se tashmë kanë nën kontroll të plotë këtë distrikt.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e kuqe siriane thonë se kanë leje për të hyrë në Baba Amr ditën e premte. Ata planifikojnë të dërgojnë në këtë rajon ushqime, medikamente mjekësore dhe po ashtu do të evakuojnë personat në nevojë, tha zëdhënësja e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Karla Mardini.

Prej 11 muajsh që ka filluar konflikti në Siri, OKB-ja thotë se kanë humbur jetën më shumë se 7500 persona. Aktivistët e opozitës thonë se janë vrarë më shumë persona teksa qeveria ngul këmbë se numri është më i vogël.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-03-01 19:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›