Djemte e Xhaferrit, ne gare per vilen e Selites
Redinalda Caushaj
Gjykata e Tiranes kerkon pranine e te gjithe femijeve te te ndjerit Rapush Xhaferi, ish- president i firmes piramidale "Xhaferri", qe te jene prezent ne seancen gjyqesore ne lidhje me ndarjen e pasurise se pa sekuestruar. Behet fjale per vilen e ndertuar ne zonen e Selites se Vogel ne Tirane dhe qe kerkohet te nxirret nga lista e pronave qe rrezikojne sekuestrimin. Ne seancen e djeshme gjyqesore, gjyqtarja Marjana Dedi, ka kerkuar qe te jene te pranishem te gjithe femijet e Rapush Xhaferrit, per te vendosur ne lidhje me pretendimet e trashegimise. Kerkesa eshte regjistruar me 10 korrik te vitit te kaluar dhe dje eshte zhvilluar seanca e radhes. Pretenduesit padites jane Asllan Xhaferri, Myhybe Xhaferri, Xhevahire Xhaferri, kurse te paditurit jane administratoret e Fondacionit Demokracia Popullore ''Xhaferri'', dy vellezerit e tjere, qe kerkojne shkeputjen e prones dhe marrjen me akt te ligjshem si trashegimi.
Gjyqtarja ka bere te ditur se duhet te jene te pranishem te tre djemte e familjes Xhaferri per te vendosur ne lidhje me pronen qe keta te fundit deshirojne ta kene te tyren. Ne kete menyre do te vendoset midis tyre se kush duhet ta marre banesen dhe ne cilin emer duhet te kaloje vila ne Selite. Kjo duhet te behet me nje deklarate te te tre paleve, nderkohe qe te tre femijet e te ndjerit Rapush Xhaferri mund te jene njekohesisht edhe pronare te kesaj vile. Mesohet se kerkesa e bere nga ana e tre femijeve te ish-drejtuesit te firmes "Demokracia Popullore Xhaferri", ka si objekt te saj padine e pronesise.
Ne baze te kesaj kerkese-padie, tre djemte e Rapush Xhaferrit pretendojne marrjen e viles, e cila ndodhet ne Selite te Vogel te Tiranes dhe eshte e regjistruar ne emer te administratoreve te "Fondacionit Demokracia Popullore Xhaferri". Per ta nxjerre nga listat e firmes, familjareve u eshte dashur te dorezojne padine, ne menyre qe ta shpetojne pronen nga pjesa tjeter e pasurive te sekuestruara. Ne dokumentacionin e dorezuar ne gjykate, ata kerkojne te njihen si pronare te ligjshem e trashegimtare te viles, e cila eshte ne emer te babait te tyre e regjistruar ne zyren e Hipotekes, me numer 4111, me daten 20 shtator te vitit 1995. Nepermjet kerkeses, tre djemte e Xhaferrit kerkojne qe vila te perjashtohet nga sekuestrimi dhe te mos shitet. Nga ana tjeter, pretendohet dhe heqja e bllokimit te bere nga administratoret e fondacionit. Por gjyqtarja e ceshtjes kerkon qe keta te fundit te jene prezent te tre ne seancat gjyqesore, qe do te zhvillohen me tej ne Gjykaten e Tiranes.
Procesi gjyqesor ndaj "Gjeneralit"
Rapush Xhaferri, i ashtuquajturi "Gjenerali", ka nderruar jete ne qeli, pas nje semundjeje te pasherueshme. Ai ka nderruar jete ne Spitalin e Burgut, pese vite me pare. Sipas te dhenave, 70-vjecari ishte denuar nga Gjykata e Shkalles se Pare Tirane me 20 vjet heqje lirie, ne lidhje me skemen piramidale qe kishte ngritur, te quajtur "Xhaferri". Ka pasur mbi 1 milion kreditore dhe prej pasurise se ngurtesuar jane kthyer 52 per qind e shumes se marre kreditoreve. Bashke me te eshte arrestuar dhe denuar i biri, Asllan Xhaferri, qe me pas eshte liruar.
Pasurite e "Xhaferrit", ende mister
Por, gjate procesit gjyqesor, Rapush Xhaferri ka deklaruar se vetem 2 per qind e parave te firmes "Xhaferri" kane qene te kreditoreve, ndersa te tjerat kane qene pasuri e tij, duke akuzuar se ishin kryer vjedhje te parave. Sipas tij, pas ngrirjes se llogarive bankare, administratoret e firmes i kane shitur asetet e firmes jo me vleren reale qe ato kishin. "4 apartamente ne kryeqytet, 1 ne Puke, 1 ne Lezhe, 2 objekte ne Lushnje, 3 vetura jane shitur per 21 milione leke, ndersa vlera e tyre ka qene me e madhe", ka sqaruar ai gjate deshmive pas arrestimit. Gjithashtu, gjate procesit duhej te nxirreshin te gjithe numrat e llogarive bankare, ku ishin depozituar leket, emrat e personave qe figurojne ne keto lista, ndersa ne listat e personave qe kane depozituar leket rezultojne rreth 1 milion persona kreditore. Por sipas Xhaferrit, kjo shifer eshte me e madhe se ajo e deklaruar. Nderkohe qe asnjehere nuk jane zbuluar te gjitha asetet e firmes piramidale, kurse pjesa e sekuestruar eshte shitur nga shteti.