Ylli Kambo kerkon lirine, gjykata i rrezon pretendimet
Gjykata e Tiranes rrezon kerkesen e bere nga 57-vjecari Ylli Kambo, ish-presidenti i firmes piramidale "Kambo Marshall". Ne seancen e pare gjyqesore te dites se djeshme, togat e zeza te kesaj gjykate, te kryesuara nga gjyqtari Kreshnik Omari, kane vendosur te mos pranojne pretendimet e te denuarit per mashtrim me shuma te medha, qe kerkonte rrezimin e te gjitha vendimeve te gjykatave. Shkak i rrezimit te kesaj kerkese eshte bere pikerisht fakti qe Gjykata e Shkalles se Pare nuk mund te marre vendime ne lidhje me verdiktet qe jane dhene po nga kjo gjykate. Sipas trupit gjykues, Kambo duhet ta kishte bere kerkesen ne nje shkalle me te larte, pikerisht ne Gjykaten e Apelit, e cila ka te drejte te shqyrtoje kerkesa ne lidhje me vendimet e marra nga ana e Gjykates se Tiranes. Keshtu, diten e djeshme, gjykata ka shpallur rrezimin e kerkeses se 57-vjecarit Kambo. Sipas kerkeses se bere Ylli Kambo kerkonte pavlefshmerine absolute te vendimeve te dhena nga kjo gjykate. Behet fjale pikerisht per aktet administrative te dy vendimeve te denimit te tij qe jane marre ne vitet 1998 dhe 2001, ndersa eshte denuar me 7 vjet burg. Sipas kerkeses se depozituar ne gjykate, ish-presidenti i "Kambo", pretendonte se gjate zhvillimit te proceseve gjyqesore ne ngarkim te tij nuk kishte marre asnjehere ndonje flete-thirrje, ndersa ishte gjykuar pa pranine e nje avokati mbrojtes. 57-vjecari Ylli Kambo u arrestua ne shkurt te vitit 2003, ne Rumani, pasi ndaj tij Interpol Tirana kishte leshuar urdher nderkombetar per kerkim. Nje vit me pas, ai u ekstradua ne Tirane per te vuajtur denimin. Gjykata e Shkalles se Pare e kishte denuar me dhjete vjet burg per vepren penale te "vjedhjes ne shuma te medha me ane te mashtrimit". Me pas, Kambo e ka apeluar ceshtjen ne Gjykaten e Apelit, e cila ka dhene vendimin e prere me 7 vjet heqje lirie. Ai ka arritur te fitoje disa seanca gjyqesore per ulje te denimit, por jo te fitoje amnistine, sikurse Shemsie Kadria.
R.C
R.C