Djemtë e këqij, të preferuar
Sjellja rebele josh si meshkujt, po ashtu edhe femrat, kurse një studim i ri ka treguar se djemtë e këqij janë më me fat në dashuri.
Djemtë e ashtuquajtur të këqij, që pinë duhan, e herë-herë edhe alkool, për femrat janë më joshës sesa ata që nuk kanë këto vese, ka treguar një studim i portalit kanadez me emrin ‘FastLife’, i cili është bërë në rreth 40.000 njerëz.
Sjellja rebele njësoj josh si meshkujt, po ashtu edhe femrat, kurse studimet kanë treguar se djemtë e këqij janë më me fat edhe në çështjet e dashurisë, ku shpesh ia arrijnë që ta bëjnë për vete çdo vajzë që u pëlqen.
Pushtuesit më të mirë të femrave, gati me një sukses 50%, janë njerëzit që kanë pranuar se pinë duhan, e ndonjëherë edhe alkool, derisa djemtë e mirë, të cilët kurrë nuk pinë alkool dhe duhan, është parë se arrijnë një sukses prej 37,4%.
Nëse edhe ju jeni djalë i mirë dhe ndiheni pak keq që djemtë e këqij pushtojnë më lehtë femrat, atëherë ju ngushëllojmë duke ju thënë se edhe nëse djemtë e mirë më vështirë bëjnë për vete femrat, lidhjet e tyre janë shumë më të qëndrueshme sesa lidhjet e djemve të këqij.