Kthehen në Angli

Nga Express më 14 mars 2011 në ora 14:03
David dhe Victoria Beckham do të kthehen përsëri në Angli.
Çifti, të cilët për momentin janë duke e pritur fëmijën e tyre të katërt, është shkruar sot se planifikojnë të kthehen në shtëpi kur yllit të futbollit do t’i skadojë kontrata me klubin e tanishëm Los Angeles Galaxy në fund të këtij viti.
“David dhe Victoria janë të gatshëm të lënë jetën në Amerikë edhe pse ata e konsiderojnë atë si një Atdhe të dytë”, tha një burim.
“Ata e donë Los Angeles dhe për ta ky vend do të jetë një bazë për ta. Por, kontrata e David do të skadojë së shpejti dhe ai po mendon për të ardhmen. Ai dëshiron që karrierën e tij ta përfundoi në një klub anglez nëse është e mundshme edhe pse nuk ka shumë zgjidhje për këtë”.