E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parfumi i mirë përtërin femrën

Nga Express më 14 mars 2011 në ora 12:12

Studimet kanë treguar se aromat e caktuara dhe të ashtuquajturit parfumet e mençur mund ta bëjnë femrën që të duket deri në tetë vjet më e re. “Ageless Fantasy” është parfumi i parë kundër pleqërisë që është nxjerrë në treg.

Prodhuesi i këtij parfumi thotë se me anë të fuqisë së aromës ndikon në ndërdijen e personave, kurse përbërësit themelorë të këtij parfumi janë grejpfruti, mangoja, shega, qershia, jasemini, arrëmyshku dhe vanilja.

"Klinikisht është dëshmuar se këta përbërës të përtërijnë", thotë eksperti i parfumeve, Harvey Prince. Por, shtrohet pyetja se si veprojnë këto parfume në të pavetëdijshmen tonë? Roja Dove, autorja e librit "The Essence of Perfume", thotë se aromat te ne veprojnë ose duke na joshur, ose duke na shkaktuar neveri.

"Jasemini përmban molekula të quajtura indole, të cilat truri automatikisht i lidh me seksin, përkundër pengesave racionale", thotë Dove. Parfumet veprojnë mu në këtë mënyrë, në këtë parim biokimik, i cili nuk pason rregullat racionale. Duhet ditur edhe se aroma e trëndafilit asocion në pleqëri, prandaj mos e përdorni atë, nëse doni që t’ju shohin si më të re sesa që jeni në të vërtetë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›