E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qirinj për Leutrimin

Nga Express më 14 mars 2011 në ora 20:10

Para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, një grup i qytetarëve kanë ndezur qirinj në shenjë nderimi, respekti dhe dhimbjeje për vrasjen e 14-vjeçarit Leutrim Musliu nga fshati Uglar i Gjilanit.

Ndërkohë, gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan të hënën ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të arrestuarit nga Uglari, i dyshuar për vrasjen e Leutrimit.

Personi i dyshuar, i moshës 35-vjeçare është arrestuar nga policia para 3 ditësh, ndërsa organet e drejtësisë e ngarkojnë atë për armëmbajtje pa leje, rrezikim të përgjithshëm të sigurisë dhe me dyshim se ai është personi i cili e ka vrarë fëmijën 14-vjeçar në afërsi të fshatit. Caktimin e paraburgimit e kanë konfirmuar, të hënën, edhe zyrtarë të Prokurorisë së Qarkut dhe zyrtarë të policisë rajonale në Gjilan.

Përfaqësuesit e këtyre organeve kanë konfirmuar se arma e këtij personi si edhe e dy qytetarëve serbë nga Pasjani, tashmë fshat i Komunës së re të Parteshit, janë në ekspertizë balistike në Prishtinë për t’u vërtetuar se nga cila është shtënë në drejtim të fëmijës në ditën kritike.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›